Bujanoc: Komuna ndan mjete për personat me nevoja të veçanta
Komuna e Bujanocit ka publikuar listën e përfituesve të mjeteve financiare për personat me nevoja të veçanta.
Në bazë të kësaj liste janë ndarë 1 milion dinarë për 135 persona me pengesa në zhvillim nga 7.500 dinarë, mjete të Trupit koordinues përmes shërbimit të veprimtarisë shoqërore.