Bujanoc, aksion për të ndihmuar 5 jetimët e Podujevës (foto)
Lokale

Bujanoc, aksion për të ndihmuar 5 jetimët e Podujevës (foto)

24.Oct.2014 21:05
0
Dy të rinj bujanocas kanë marrë aksion për të ndihmuar pesë fëmijë jetimë me kushte të rënda jetese.

Betim Ejupi e Ilir Halili nga komuna e Bujanocit, gjatë ditës së premte, me vetiniciativë, buzë rrugës kishin vendosur tavolinën me fotografinë e fëmijëve pa prindër nga fshati Llaushë i komunës së Pudujevës.

“Ndihmo edhe ti, këta fëmijë kanë nevojë për ndihmën tonë” ishte lutja e dy vullnetarëve.

Betim Edjupi, i tha portalit informativ Titulli.com, se për këtë solidarizimi vendosi pasi kishte parë rastin në mediat e Kosovës.

“Deshëm që një ndihmë të vogël, jetimëve nga Podujeva, t’ia dorëzojë edhe Bujanoci. Rasti në fjalë na ka prekur shumë”, u shpreh Betimi, të cilin së bashku me Ilirin nuk e pengonte moti i ftohtë.

Vullnetarët thanë se nuk e dinë adresën e fëmijëve, mirëpo ky do të jetë problemi më i vogël për t’i dorëzuar ndihmën e grumbulluar.

 

Prindërit i vdiqën brenda një kohe të shkurtë 

Nëna u vdiq para disa muajve, babai para dhjetë ditësh. Barra e familjes bie mbi 15-vjeçaren.

Jetojnë në një shtëpi të vogël dydhomëshe, të ftohtë sikurse jetët e banorëve që strehohen aty.

Një korridor i errët ndan dy dhomat. Muret e çara në shumë vende e të kapluara nga lagështia, dhe rrobat e varura në disa tela, janë panorama e zymtë që ofron kjo shtëpi.

Në njërën dhomë gjenden dy shtretër e një copë tepihu, ndërsa në tjetrën vetëm një copë tepihu e disa rroba të shpërndara, të cilat të tërhiqnin vëmendjen porsa hyje brenda në atë shtëpi.

Kjo është streha e vetme e pesë fëmijëve të mbetur jetimë. Dita për zbardhet duke menduar se çfarë do të kenë në tryezë për të ngrënë, e kur nata vjen, gjumi i zë duke menduar se si do t’ia bëjnë për ditën e nesërme. Këtë fat e ka familja Halili nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës.

Edhe pse në moshë të re, diku rreth 15 vjeçe, Egzona motra më e madhe ishte e vetëdijshme për një gjë të tillë.

“Jemi pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza. Unë jam fëmija më i madh. Jam në klasën e nëntë. Nëna na ka vdekur disa muaj më parë, nga një sëmundje, ndërsa babai ka vdekur tani qe dhjetë ditë, dhe kemi mbetur tani kështu të vetëm e pa prindër”./Titulli.com/

Dil dhe voto!, Vendos vetë për veten (video)
Fondi Humanitar ofron 5 bursa stundetore për Luginën,nxitoni për aplikim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration