Breshër sa një top tenisi në Australi
Australia përjetoi një stuhi të paprecedentë, me kokrrat e breshërit që arrinin madhësinë e një topi tenisi. Kjo stuhi preku banesa të shumta në Queensland, me breshërin që dëmtoi kryesisht çatitë dhe dritaret e ndërtesave.
Zonat e prekura mbetën pa energji elektrike, ndërsa edhe rrugët u bllokuan për disa momente nga rrëzimi i pemëve.
Shërbimi i Emergjencës njoftoi se mori mbi 200 kërkesa për ndihmë gjatë reshjeve të breshërit. Përveç dëmeve, stuhia solli reshjet e shiut aq të dëshiruara nga ky shtet, që prej javësh po lufton me zjarret e fuqishme.