“Branko Radicevic” e serbëve apo romëve ?
Lokale

“Branko Radicevic” e serbëve apo romëve ?

17.Sep.2013 19:23
0
Në shkollën fillore “Branko Radicevic” në Bujanoc në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, më shumë ka nxënës nga bashkësia rome se ajo serbe. Bashkësia rome në rritje, ndërsa ajo serbe në rënie. Ky fakt shihet në shkollën e vetme fillore në gjuhën serbe në Bujanoc,  “Branko Radicevic”. Kjo shkollë e cila numëron 1388 nxënës, 851 prej tyre janë romë ndërsa vetëm 537 fëmijë serbë. Në këtë shkollë në të cilën punohet me planprogram në gjuhën serbe, bashkësia rome ka shprehë dëshirën që komuniteti i tyre të mësojë edhe gjuhën amtare, raporton Titulli. Për këtë qëllim është zhvilluar një anketë në Bujanoc përmes së cilës prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë edhe gjuhën amtare. “Ne nuk dëshirojmë që këtë shkollë ta bëjmë shkolle rome, duke marrë parasysh se mbi 65 për qind të nxënësve në këtë shkollë janë rom. Ne dëshirojmë vetëm të shfrytëzojmë të drejtën ligjore që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën e tyre, si lëndë zgjedhore e jo të jetë lëndë obligative”, thotë Kenan Rashitoviq, drejtor i organizatës së Forumit Rinor për Edukim të Romëve e cila edhe ka realizuar anketën. “Ne kemi bërë një anketë me prindërit edhe këtu në Bujanoc dhe ia kemi dërguar ministrisë, shpresojmë që së shpejti të jetësohet ky projekt dhe fëmijët rom të mësojnë gjuhën e tyre letrare e cila tanimë ekziston, me këtë ne dëshirojmë të ruajmë, gjuhën, kulturën dhe traditat tona”, thotë Rashitoviq. Rreth 6 mijë të anketuar të pakicave nacionale rome në Serbi janë deklaruar se dëshirojnë të mësojnë gjuhën rome në shkollat fillore, por zbatimi i saj prej shtatorit nuk do të aplikohet në të gjitha vendet ku ishte planifikuar, ka thënë, kryetari i Këshillit Nacional të Pakicës Rome në Serbi, Vitomir Mihajloviq, duke shtuar se problemi më i madh janë kuadrot./Titulli.com/
Arifi: Deputeti Halimi, asnjëherë s’ka shfaqur interes për shqiptarët e Luginës
Halimi i trembur nga deklaratat e Stankoviqit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration