Bislimi: Ndihma e Kosovës për Luginën, shqiptarët po përballen me situatë të papranueshme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë pas protestës së mbajtur në gusht se shqiptarët po përballen me situatë të papranueshme, dhe se mbetet i përkushtuar për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre.
Në nëntor të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se ndihma e shtetit për Luginën e Preshevës këtë vit do të jetë 3 milionë euro, një milion më shumë se në periudhën paraprake.
Ditë më parë, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndarje fondesh për sigurim të teksteve mësimore shqip për 3.708 nxënës shqiptarë të Luginës.
Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./REL/