40 asistentë për nxënës me nevoja të veçanta nënshkruajnë kontratën me komunën e Bujanocit
Në sallën e Kuvendit Komunal, sot është bërë nënshkrimi i kontratave midis përfaqësuesve të komunës dhe asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Sipas këtoj njoftimi për këtë vit shkollor janë të angazhuar gjithsejt 40 asistentë të cilat do të jenë pranë nxënësve në shkollat fillore, të mesme dhe entin parashkollor.
Për këtë qëllim nga buxheti i komunës së Bujanocit janë ndarë 10 milionë dinarë.