Betohen 3 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë
Lokale

Betohen 3 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

03.Aug.2020 13:29
0

Sot në Kuvendin e Serbisë janë betuar deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në mesin e tyre edhe 3 deputetët shqiptarë Shaip Kamberi, Nadie Beqiri dhe Argjend Bajrami, shkruan Titulli.com.

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për deputetët e Asamblesë Kombëtare më 15 korrik.

Përveç konfirmimit të mandatit, rendi i ditës përfshin edhe zgjedhjen e kryesisë parlamentare, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, zëvendëspresidentit, emërimin e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit dhe formimin e organeve punuese.

Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.

Lista e “Alexandar Vuçiqit - Për fëmijët tanë” do të ketë numrin më të madh të deputetëve, me 188.

Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës në zgjedhjet e fundit ishin bërë bashkë në një listë zgjedhore nën emrin “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e cila mori 26.437 vota ose 0,82%, e përkthyer në 3 mandate./Titulli.com/ 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration