Betim Fazliji nga komuna e Preshevës, talenti më i ri shqiptar që shënon në Zvicër
Zvicra njihet si prodhuese e talentëve shqiptarë ndër vite. Emrat e mëdhenj si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë kanë dalë pikërisht nga ky shtet.
E talenti i radhës që pritet të shkëlqejë është edhe Betim Fazliji.
Mesfushori 20-vjeçar mbron ngjyrat e ekipit të St. Gallen, derisa ka shënuar për herë të parë në kampionatin zviceran.
Ai ka realizuar në derbin ndaj Young Boys, pavarësisht se skuadra e tij është duke u mposhtur 1:2 pas pjesës së parë.
Kujtojmë se Betim Fazliji është me prejardhje nga komuna e Preshevës.
Mesfushori i talentuar reprezenton moshat e reja të Zvicrës, por me një interesim mund të zgjedhë Kosovën në të ardhmen.