Lokale
Beqiri kërkon zbatimin e vendimeve të KKSH-së
Në takimin e sotëm të zhvilluar me Zv/ambasadoren e OSBE-së në Beograd Pola Tidi dhe koordinatorin e OSBE-së në Bujanoc,Erik Manton, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka shprehur vendosshmërin e zbatimit të vendimeve të këtij institucioni.
Përfaqësuesit e OSBE-së theksuan se, “e përcjellim për së afërmi gjendjen në Serbi me theks të veçantë në këtë rajon, janë në gatishmëri duke përcjellë edhe aktivitetet e Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe funksionimin e tij. Sigurojmë që edhe më tej ky institucion do të ketë mbështetjen e OSBE dhe hapjen edhe të rrugëve tjera të bashkëpunimit”.
Kryetari Beqiri i njoftoi në hollësi, që nga formimi i Këshillit deri më tani ,me të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtarëve të gjitha grupeve dhe nëngrupeve punuese, në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Beqiri duke shprehur faleminderimin për bashkëpunimin e deri tanishëm theksoi “OSBE ka qenë një faktor jashtëzakonisht i angazhuar në proceset e KKSh-së dhe ka frymëzuar që ky institucion me ngulm të kërkoj në realizimin e kompetencave të parapara me ligj. Për më tepër do të jetë edhe më i vendosur në kërkesat për zbatimin e vendimeve të këtij institucione e posaçërisht në arsim, duke mos anashkaluar kulturën, informimin përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe në këtë drejtim nevojitet një angazhim i përbashkët”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!