Beqiri, James Moor-it: Ushtroni ndikim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve
Lokale

Beqiri, James Moor-it: Ushtroni ndikim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve

09.Oct.2013 15:06
0
Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e parë (politik) të ambasadës Britanisë së Madhe në Beograd, James Moor. Gjatë takimit sekretari Moor u interesua  për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përveç rezultateve në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e  teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit shkollorë ishte i fokusuar edhe në bisedimet që do të zhvillohen me kryeministrin e Serbisë. “Ambasada  e  Britanisë  së  Madhe  ka mbështetur dhe do ta mbështesin edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon” theksoi sekretari Moor, shkruan kumtesa e KKSH-së, transmeton Titulli. Nga ana tjetër kryetari Beqiri  e ka njoftuar diplomatin anglez  rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së. Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar institucionet ndërkombëtare të ushtrojnë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së. Vizita e përfaqësuesve të ambasadës së Britanisë së Madhe  janë të rregullta në Këshillin Kombëtarë Shqiptar ndërkohë që përkrahja e tyre është e pakontestueshme në zhvillimin e proceseve tashmë të filluara. Pasi që ambasadori i mëparshëm i Britanisë së Madhe, Michael  Davenport është emëruar si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian, Sekretari parë (politik) James Moor në mungesë të kredeçencës së ambasadorit  të ri ushtron edhe detyrën e ambasadorit të këtij shteti./Titulli.com/
Në mungesë, mësimdhënësit detyrohen t’i bëjnë vetë librat
Liderët e Luginës urgjentisht te Thaçi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration