Beqiri ftesë publike për procesin paszgjedhorë të KKSH-së
Lokale

Beqiri ftesë publike për procesin paszgjedhorë të KKSH-së

07.Nov.2014 13:49
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, fton në bashkëbisedim listat që kanë fituar mandate nga zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Shqiptar "Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve", "Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar" dhe "Partinë Demokratike "“ Dr.Sc.Nagip Arifi".

“Duke u nisur nga rëndësia e veçantë që ka ky institucion për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe gjetiu në Serbi, duke u nisur se ky institucion duhet të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve në Luginë e Preshevës, duke u nisur se ky institucion duhet ndërmarrë vendime me shumicë apsolute si dhe duke u nisur nga rezultatet zgjedhore “Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve” ka fituar 7 mandate , “Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar” ka fituar 5 mandate dhe “Partinë Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi” ka fituar 3 mandate, i ftoj përfaqësuesit e këtyre koalicioneve për të bashkëbiseduar për procesin e paszgjedhor në sëndërtimin dhe funksionalizimin e mandatit të dytë të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, tha Beqiri.

Sipas Beqirit kuptimi dhe rëndësia e këtij institucioni është imperativ i kohës, që bashkarishtë të bashkëbisedojmë për procesin paszgjedhor.

“Tejkalimi i sfidave dhe zgjidhja e problemeve që e presin këtë institucion nënkupton se nuk mund të ballafaqohet nga një shumicë thjesht. Prandaj, kërkohet një vendosmëri e përbashkët, jo vetëm për të tejkaluat sfidat paszgjedhore, por edhe në demokracinë e krijimit dhe mbarëvajtjes si institucion të vetëm shqiptarë në Luginën e Preshevës si shembull i ngritjes politike dhe civilizuese për shqiptarët”, thuhet në ftesën publike që ka bërë Galip Beqiri.

Ai ftoi që bashkërisht të bashkëbisedohet për proceset me rëndësi jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës që do t`i paraprijë Këshilli Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

 

 

Musliu: Qeveria e Serbisë të pranojë statusin e anëtarëve të UÇPMB-së
Ftohen pakicat për punë praktike në istitucionet shtetërore të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration