BE: Kosova ta lejojë vizitën e Petkoviqit, sikurSerbia Gërvallën në Serbinë Jugore
Lokale

BE: Kosova ta lejojë vizitën e Petkoviqit, sikurSerbia Gërvallën në Serbinë Jugore

16.Dec.2021 12:44
0

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës të lejojë vizitat e zyrtarëve serbë, të cilat janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më herët.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë për Klankosova.tv se i kanë marrë parasysh zhvillimet e fundit të vizitave zyrtare në Kosovë dhe Serbi, meqë edhe kryediplomatja kosovare të mërkurën u ndalua për të shkuar në Preshevë.

“Le të theksojmë sërish se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, duke përfshirë Marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në atë mënyrë që e çojnë përpara procesin e normalizimit, ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”.

 

Stano tha se vizita e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ishte njoftuar siç duhet, në përputhje me marrëveshjen dhe se për këtë arsye “është dashur të lejohet të kryejë vizitën– siç ishte rasti me vizitën e ministres Gërvalla në Serbinë Jugore”.

“Siç u ngrit kjo temë edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell javën e kaluar në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të lejojë të bëhen vizita zyrtare që përmbushin udhëzimet e mësipërme, duke përfshirë ato të drejtorit Petkoviq dhe i bëjmë thirrje Kosovës që në këtë drejtim të rishqyrtojë vendimin e saj”.

 

Ministrja Gërvalla këtë të enjte u lejua të realizojë vizitën zyrtare në Luginë të Preshevës, një ditë me vonesë.

Ndërkaq, Petkoviqi të mërkurën ka thënë se i është ndaluar hyrja në Janjevë.

Vuçiq njofton se në Serbi kanë arritur tabletat që përdoren kundër virusit COVID-19
Deputetët Kamberi dhe Beqiri takuan ministren Gërvalla në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration