Lokale
Baza “JUG” në Bujanoc, qendër e NATO-së në vitin 2017
Delegacioni prej 10 zyrtarësh nga ambasada e SHBA-së, departamenti i shtetit amerikanë dhe përfaqësues të ushtrisë, kanë qëndruar sot dhe në Bujanoc, të cilët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Nagip Arifin dhe atë të kuvendit komunal Jonuz Musliun. Në këto dy takime, kryetari i komunës dhe ai i kuvendit duke i sqaruar mbi situatën në komunë janë njoftuar nga Michael Smith mbi aktivitetet që do të i bëjnë në bazën “Jug” në Cepotin të Bujanocit. Pas Bujanoci delegacioni i SHBA-ve ka vazhduar vizitën edhe në komunën e Preshevës dhe kanë zhvilluar një takim me Ragmi Mustafën, kryetar i komunës së Preshevës.
Një delegacion i Departamentit të shtetit dhe ushtrisë së SHBA-së, e cila drejtohej nga Michael Smith, nga iniciativa Globale për operacione paqeruajtëse, kanë sot vizituar edhe Bujanocin, ku i ka pritur në takim kryetari i komunës Nagip Arifi, të cilët mbledhjen prej 40 minutash kanë diskutuar mbi situatën, politike, ekonomike dhe atë të sigurisë në komunën e Bujanocit.
Baza Jug në Cepotin të Bujanocit, në të ardhmen do të jetë njëra ndër bazat kryesore në vend dhe rajonin për trajnimin e ushtarëve të vendeve të rajonit dhe kjo do të ndodh në vitin 2015, kurse në vitin 2017 do të jenë ushtritë e NATO-së. Kështu është njoftuar kryetari Arifi i cili pas takimit për media duke sqaruar aktivitet e tyre ai ka faleminderuar shtetin amerikan për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për komunën, raporton Titulli.
“Qëllimi i tyre është i mirë që të ruhet stabiliteti në rajon dhe jo qëllimi i cili ka qenë në fillim, i Bazës së Jugut siç është e dituar për ta ndaluar rastet terroriste siç ka thënë Serbia në atë kohë, por kjo do të jetë një bazë e NATO-së në vitin 2017 në këtë drejtim dhe do të hapet një forcë, për shtatë vende anëtare të NATO-së në të cilin do të jetë kryesorja sa i përket çështjes së mjekësisë dhe në ato pjesë do të marrë pjesë dhe Shqipëria me ushtarët e vetë në të ardhmen në këtë Bazë”, deklaroi Arifi.
Ky delegacion më pastaj ka vazhduar në takim me kryetarin e kuvendit komunal Jonuz Musliu, ku ky u fundit është njoftuar me të njëjtat aktivitet të lartpërmendura.
Ndërkaq Musliu ka njoftuar për problemet edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës e cila sipas tij nuk ka ecur ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e “Konculit”.
“Edhe ata u pajtuan se këto çështje nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe u zotuan që do të jenë sa më afër problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe do të mundohen të i zgjidhin bashkarish të këto probleme, krahas serbëve të Kosovës dhe Veriut të saj. Gjithashtu edhe qeverisë së Beogradit do të i bëjnë presion për zgjidhjen e problemeve, siç janë, gjuha, kultura, lëvizja e lirë, simbolet, doganat, zinxhiri policor, gjyqësia, për të gjitha këto probleme e gjithashtu edhe prezenca e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe”, tha Musliu.
Pas takimi të dy kryetarët si Arifi dhe Musliu, kanë marrë dhurata nga ky delegacion, njëra është simboli i Ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe tjetri simboli i Sektorit të Mbrojtjes nga SHBA-të.
Në plan të parë siç ka raportuar B92 të këtij misioni është pajisja e poligoneve të qitjes, blerja e simuluesve, imituesve dhe ndërtimi i objekteve infrastrukturore./Titulli.com/
[caption id="attachment_79996" align="aligncenter" width="800"] Jonuz Musliu me delegacioni nga ambasada, departamenti i shtetit dhe përfaqësues të ushtrisë së SHBA-së[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!