Bastiset shtëpia e nënkryetarit të OVL së UÇPMB-së në Bujanoc
Lokale

Bastiset shtëpia e nënkryetarit të OVL së UÇPMB-së në Bujanoc

04.Feb.2019 16:22
0

Në orët e hershme të ditës së sotme dhjetëra pjesëtarë të policisë serbe nga stacioni policorë i Bujanocit dhe sekretariati i Punëve të Brendshme të Serbisë nga Vranja, kanë rrethuar shtëpinë e Tefik Abazit në fshatin Nasalcë të komunës së Buajnocit, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Në kohën e bastisjes të gjithë anëtarët e shtëpisë ishin në gjumë dhe ata ishin zënë në befasi, shkruan Titulli.com.

Pas disa orëve kërkimi policia kanë marrë me vete Tefikun, për të dhënë deklaratë në drejtorinë e policisë në Vrajë dhe më pas të njëjtin në mungesë të fakteve e kanë lënë të lirë.

Abazi thotë se që nga angazhimi i tij në Organizatën e Veteranëve të Luftës, kjo është hera e dytë që ftohet për deklarata nga pjesëtar të sigurisë serbe.

Bastisjet që kohës së fundit po ndodhin ndaj familjeve të ish pjesëtarëve të UÇPMB –së, kanë shkaktuar edhe reagimin e Këshillit Nacional Shqiptarë duke vlerësuar se tensionimi i gjendjes në këtë zonë të banuar kryesisht me shqiptarë është mjaftë shqetësues./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration