Bashkimi Demokratik i Luginës shkrihet brenda PVD-së
Lokale

Bashkimi Demokratik i Luginës shkrihet brenda PVD-së

14.Dec.2018 08:38
0

Bashkimi Demokratik i Luginës, i udhëhequr nga Skender Destani ka shkrirë aktivitetin politik brenda PVD-së.

Sipas njoftimit për media BDL pranoi pa kusht shkrirjen në PVD duke pranuar gjithashtu edhe programin dhe statutin e PVD - së.                                     

“Duke pasur parasysh proceset në të cilat po kalon rajoni, e sidomos duke pasur parasysh bisedimet Kosovë - Serbi, Partia për Veprim Demokratik dhe Bashkimi Demokratik i Luginës nënshkruan Marrëveshjen me të cilën synojnë fillimin e defragmentarizimit të spektrit politik në Preshevë si dhe në Luginë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Partisë për Veprim Demokratik. 

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi dhe ai i BDL, Skender Destani, me të cilën marrëveshje strukturat e BDL do të inkuadrohen në strukturat udhëheqëse të PVD-së si dhe në kuvendin komunal të Preshevës./Titulli.com/

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration