Bashiq: KKSH ankohet më së shumti për të drejtat e shqiptarëve
Lokale

Bashiq: KKSH ankohet më së shumti për të drejtat e shqiptarëve

14.May.2013 14:19
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri ka takuar zëvendës Ombudsman-in për të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi, Goran Bashiq dhe përfaqësuesit e kësaj zyre. Gjatë takimit i cili u mbajt të hënën në zyrat lokale të Avokatit të Popullit-it në Bujanoc, u bisedua për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me ç’rast Bashiq u njoftua për së afërmi lidhur me çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për problemet në lëmin e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit dhe simboleve kombëtare, njofton shërbimi për informim i KKSH-së. Goran Bashiq me këtë rast shprehi mirënjohje të thellë rreth bashkëpunimit gjatë këtij viti. Ai ka theksuar se “Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni që ka deponuar numrin më të madh të ankesave rreth shkeljes së ligjit për Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare dhe rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut, përkatësisht të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Bashiq ka nënvizuar se “mangësitë e shprehura në praktikë të disa ligjeve jo të harmonizuar mirë kërkojnë mbështetje në ngritjen e iniciativave për ndryshimin dhe amendamentin e tyre, në mënyrë që të eliminojmë çfarëdo dikotomie”. Nga ana tjetër kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe. “Kërkojm që zyra e Ombdusmanit të ushtrojë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së, duke i vënë theks të veçantë fuqizimit të institucioneve rajonale me inpaktë në ruajtjen dhe avancimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë i cili ka për rezultat respektimin e plotë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare”, është shprehu me këtë rast Beqiri./Titulli.com/  
Vendimi për preshevarët në qershor
Lugina e Preshevës në okupim klasik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration