Banja e Sjarinës në Medvegjë këtë verë pret më shumë turistë
Është mbyllur të dielën panairi ndërkombëtar i turizmit në Beograd me slloganin "Shfrytëzoje rastin" që këtë vit ka tubuar rreth 1.100 prezantues nga 50 vende të botës. Komuna e Medvegjës është prezantuar nga Organizata turistike dhe Qendra për rehabilitim nga Banja e Sjarinës.Medvegja ka prezantuar potencialet e saj turistike, me fokus të veçantë në ujërat minerale dhe termale në Banjë të Sjarinës.
Sipas prezantuesve të komunës së Medvegjës, si rezultat i pjesëmarrjes në këtë panair, këtë vit pritet të rritet numri i turistëve në Medvegjë, raporton MePress.
Panairi i turizmit në Beograd konsiderohet si një ndër evenimentet më të madha turistike në Evropën Juglindore. /Titulli.com/