Autostrada Prishtinë "“ Nish do të ndërtohet nga serbët dhe shqiptarët
Lokale

Autostrada Prishtinë "“ Nish do të ndërtohet nga serbët dhe shqiptarët

24.Feb.2015 02:52
0
Grupet punuese nga Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar për ndërtimin e autostradës Tiranë-Prishtinë-Nish, mirëpo edhe për mundësit e financimit të këtij projekti. Ministrja e komunikacionit e Serbisë Zorana Mihajloviq ka thënë se takimi i radhës do të mbahet për dhjetëra ditë.

Meqë ky ishte takimi i parë i grupeve punuese nuk u bë fjalë për afatet, por vetëm se është theksuar drejtimi i rrugës, që për tani është dëshirë dhe ide e të dyja palëve.

Qyteti i tretë më i madh në Serbi Nishi vetëm se gjendet pranë Korridorit 10, mirëpo për një rrugë transiti më efikase të udhëtarëve dhe mallrave deri në Kosovë dhe Shqipëri, siç janë dakorduar të dyja palët, do të kishte domethënie të madhe ndërtimi i autostradës.

“Kjo autostradë nuk është alternativë e Korridorit 11 (autostrada nga Beogradi deri në Mal të Zi), kjo autostradë për ne është shumë e rëndësishme pasi që do të lidhemi me të ashtuquajturin “Korridori i Kaltër”, respektivisht autostrada Adriatik-Jon që kalon nëpërmes Shqipërisë”, ka thënë Mihajloviq, shkruan portali Juznevesti.

Përveç ndërtimit të rrugës, palët kanë biseduar edhe për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Bar me një trase në drejtim të Shqipërisë dhe porteve.

Problemi kryesor për realizimin e të dy projekteve janë financat, ndërsa siç ka thënë ministrja, ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës kushton rreth 2 miliardë euro.

Deri më 1 mars duhet të përgatitet dokumenti të cilin dy kryeministrat, i Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej t’ia prezantonin Bashkimit Evropian. 

“Do të shqyrtojmë mënyrat e financimit me BE-në, se a do të jetë një pjesë e studimit nga ana e BE-së apo me partnerët strategjik”, është shprehur ajo duke shtuar se është me rëndësi që kemi projektet e gatshme, transmeton Titulli.com.

 Ministrja Mihajloviq ka kujtuar se para dhjetëra ditëve në Tiranë është formuar grupi punues që merret me me projektet e infrastrukturës edhe ate pas marrëveshjes mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në gusht të vitit të kaluar. /Titulli.com/

Halimi e Kamberi takohen me Albin Kurtin, shpalosin problemet e Luginës
Leskoc: Furgoni plot me migrant del nga rruga, 41 të lënduar (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration