Lokale
Autori nga Lugina vjen edhe me një botim të ri
Ky vit akademikë është pasuruar edhe me tekstin e pestë universitarë në fushën e ekonomisë, lëmia e Kontabilitetit, nga autori Shefket Jakupi, PhDc.
Libri i botuar mbulon fushën e Kontabilitetit-Administrator financiar, për të cilën ka mungesë të literaturës.
Sipas autorit ky drejtim është i ri dhe i pari në rajon, andaj edhe libri mbi kontabilitetin është i vetmi që do t'u shërbejë profesionistëve si dhe studentëve.
Ky libër është punuar nga autori Shefket Jakupi, ndërsa është shtypë në shtypshkronjën Kosova Grup TRADING në Prishtinë.
Jakupi, përveç botimeve, është ligjërues në institucion arsimor të lartë dhe të mesëm. Autori i cili është nga Konçuli, Komuna e Bujanocit, deri më tani ka botuar 13 tekste, dhjetë universitare dhe tre për shkolla të mesme.
"Mbrenda dy javëve pritet të dalë nga shtypi edhe libri Kontabiliteti-Përmbledhje të testeve dhe detyrave praktike nga kjo fushë", i tha Jakupi portalit Titulli.
[caption id="attachment_45315" align="alignright" width="145"] Autori, Shefket Jakupi[/caption]
Librat e Jakupit kanë gjetur zbatim në shumë institucione arsimore, si:
Universiteti Bujqësor Publik -Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë;
Universiteti “Kristal” Tiranë;
Universitetin “Luigj Gurakuqi”në Shkodër;
Universiteti Publik i Tetovës në Tetovë;
Universiteti Publik i Prishtinës në Prishtinë;
Kolegji Universitar “GJILANI” në Gjilan;
Kolegji Universitar “AAB” në Prishtinë;
Kolegji Universitar “Univerzum” në Ferizaj;
Kolegji Universitar “Iliria” në Prishtinë
Përmbajtjet e këtyre teksteve dhe tekstet tjera të botuara nga Prof.Shefket Jakupi mund ti lexoni KËTU
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!