Lokale
Asfaltohet rruga në fshatin Muhoc
Në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit sot ka filluar asfaltimi i rrugës që ka një gjatësi prej 1400 metra dhe gjerësi pesë metra.
Asfaltimi ka nisur nga ura që gjendet në mes të fshatit Muhoc dhe do të vazhdojë deri tek stacioni policor në hyrje të fshatit.
Drejtori i Direksionit për Ndërtim Agim Haliti për RTB ka thënë se përgatitjet për asfaltimin e kësaj rruge kanë filluar të hënën e kaluar, ndërsa punët priten të finalizohen deri në fund të kësaj jave.
“Besoj që brenda tri ditëve të finalizohen gjitha punët e parapara për asfaltimin e kësaj rruge të fshatit Muhoc. Fshati Muhoc është një vendbanim i fundit që ka gjallëri dhe do të mundohemi që të ia krijojmë të gjitha kushtet”, thotë Haliti.
Sipas Halitit kjo rrugë ka rëndësinë e vet, ndërsa ka ende për tu punuar në këtë fshat si ujësjellësin dhe kanalizimin.
Projekti në fjalë kap shumën mbi 15 milion dinarë dhe financohet nga Trupi Koordniues për Preshevë, Medvedjë dhe Bujanoc përmes komunës së Bujanocit. Punë kryerës është ndërmarrja private “Saba Bellca”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!