36 organizata përfituan nga buxheti i komunës së Bujanocit
Komuna e Bujanocit ka ndarë 2 milionë e 290 dinarë për projektet e ndryshme të organizatave joqeveritare që funksionojnë në rajonin tonë.
Zylqefli Sherifi, kryetar i komisionit për ndarjen e mjeteve për OJQ-të i tha Titullit se për vitin 2012 komisioni ka hapur një konkurs në të cilin kishin konkurruar 41 organizata, ndërsa 36 prej tyre i kanë plotësuar kushtet për ndarjen e mjeteve. “Donacionin më të madh e ka fituar Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me 150 mijë dinarë, organizatat tjerat kanë përfituar buxhet më te vogël”, tha Sherifi. Ai shtoi se të gjithë përfituesit e këtij konkursi kanë për obligim që deri fund të vitit ti realizojnë projektet dhe të sjellin raportin në këtë komision, i cili atë do ta përcjellë në këshillin komunal. “Ata të cilët nuk bëjë dorëzimin e raporteve nuk kanë të drejt që në vitin e ardhshëm të konkurrojnë në konkurset e kësaj komune”, shprehet Sherifi. Buxheti i këtij konkursi për OJQ ishte 3 milionë dinarë, që donë të thotë se nuk është realizuar 100 për qind duke e pasur parasysh se janë ndarë 2 milionë e 290 dinarë./Besa Ramadani/Titulli.com/