Arsiq: Ndryshimet në Qeveri nuk e prekin Bujanocin
Lokale

Arsiq: Ndryshimet në Qeveri nuk e prekin Bujanocin

05.Aug.2013 13:42
0
Bartësi i listës së Grupit të Qytetarëve Stojança Arsiq, lista me më shumë këshilltarë serb në Kuvendin Komunal të Bujanocit, nuk beson në ndryshime në koalicionin qeverisës në Bujanoc, pas rikonstruimit të Qeverisë në Beograd. [caption id="attachment_83083" align="alignleft" width="245"]Stojança Arsiq, zv. kryetar i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, zv. kryetar i komunës së Bujanocit[/caption] Stojança Arsiq, zv.kryetar i komunës së Bujanocit, nuk beson në këto ndryshime, pasi siç thotë, "në këtë komunë qysh herët kishim përbërje ndryshe të koalicionit me atë në qendër". “Më herët kishim përbërje tjetër në Qeveri më atë në Bujanoc dhe këto ndryshime nuk do të duhej të kenë ndikim në këtë komunë”, i tha Arsiq gazetarit të Titullit. Ai përveç që mohon ndryshimet në koalicionin qeverisës lokal, thotë se edhe kryetari i Trupit Koordinues do të mbetet i njëjti, Zoran Stankoviq, i cili vie nga radhët e partisë së larguar nga koalicioni qendrorë, Rajonet e Bashkuara të Serbisë. “Kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbetet Zoran Stankoviq, për këtë kemi mbështetje të plotë nga zv.kryeministri dhe kryeministri Vuçiq dhe Daçiq”, i tha Titullit, Arsiq. Ai duke folur për realizimin e projekteve në vendbanimet serbe të komunës së Bujanocit, tha se ato po shkojnë sipas marrëveshjes së arritur me partnerët e koalicionit dhe se nuk ka asnjë problem në zbatimin e saj./Titulli.com/
Preshevë: 500 dinarë për koncertin e Adem Ramadanit
Asfaltohet rruga në Bilaç
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration