Arrestohet një shtetas i Serbisë në Klinë për ryshfet
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Klinë të mërkurën pasi u ka ofruar ryshfet policëve.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, ai u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që të mos ia shqiptonin gjobën për tejkalim të shpejtësisë.
Me vendim të prokurorit, njoftohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Klinë, 20.04.2022 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje, tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.