Arrestohet biznismeni nga Vraja, dyshohet për kërcënime ndaj avokatit nga Presheva
Është arrestuar një biznismen nga Vraja, Dejan Nikoliq ( i quajtur Kantar) i cili dyshohet për kërcënime, shkruajnë mediat serbe, transmeton Titulli.com.
Jo zyrtarisht mësohet se ai dyshohet se ka kryer vepër penale rrezikimin e sigurisë dhe ka kërcënuar një avokat dhe djalin e tij nga Presheva.
Për të arrestuarin është caktuar paraburgimi policorë prej 48 oërëve ndërsa procesi do të vazhdojë sipas procedurave të parapara me ligj./Titulli.com/