Lokale
Arifi uron qeverinë e re të Shqipërisë
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi përmes një letre ka uruar qeverinë e re të Edi Ramës duke shpresuar që shqiptarët e Luginës do të jenë pjesë e programit të tij qeverisës.
Arifi në urimin e tij ka përmendur se qeveria e re e formuar nga socialistët do të t’i kushtojë vëmendje të veçantë edhe shqiptarëve jashtë territorit të Shqipërisë.
Prefekti i komunës së Bujanocit, letër të njëjte urimi i ka dërguar edhe kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke e cilësuar atë si një person unifikues brenda politikës shqiptare./Titulli.com/
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Komuna e Bujanocit
Kryetari, Nagip Arifi
Letra përuruese krerëve të institucioneve në Shqipëri me rastin e marrjeve të detyrave zyrtare
Letër urimi Kryeministrit të Repubblikës së Shqipërisë, z.Edi Rama
I nderuari z.kryeminstër Rama,
Pranoni përgëzimet më të përzemërta nga ana ime dhe e gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit me rastin e marrjes së detyrës zyrtare nga ana juaj në postin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Jemi thellësisht të bindur, se ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, në kryeministri, me përpikëri të plotë do t’i zbatoni orientimet programore të hartuara në programin qeveritar.
Shprehim besim të plotë, se shteti shqiptarë, gjatë katër viteve të mandatit tuaj, do të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane, ndërsa qytetarët do të jenë të kënaqur me mirëqenien dhe perspektivat zhvillimore në të gjitha lëmitë e jetës.
Poashtu, kemi një dozë të lartë optimizmi se qeveria nën drejtim tuaj një vëmendje të posaçme do t’i kushtojë edhe shqiptarëve jashta Shqipërisë.
Në këtë drejtim, ska dyshim se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë pikë interesi e angzhimeve tuaja.
Duke qenë të bindur se bashkëpunimi mes nesh nuk do të mungojë asnjëherë, ju dëshirojmë suksese në këtë detyrë madhore.
Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit
Letër urimi kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta
I nderuari z.Meta,
Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit ju dërgojmë urime të thella me rastin e zgjedhjes suaj për kryetar të Parlamentit shqiptar.
Ekseprienca juaj e bartur prej vitesh nga jeta politike dhe publike e Shqipërisë na le të kuptojmë se edhe në këtë detyrë të re do të jeni personi unfikikues midis gjithë spektrit politik shqiptarë të përfshirë në parlament.
Medoemos, legjislativi shqiptarë do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme në saje të potencialeve dhe karizmës që ju posedoni.
Bagazhi juaj prej një intelektuali, zyrtari shtetërorë, diplomati , etj, është një garancë e plotë se paralmenti shqiptarë është në dorë të sigurta të një prijësi me vizione të qarta.
Ne ju dëshirojmë suksese duke ju uruar një punë të mbarë dhe frytëdhënëse.
Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!