Lokale
Arifi uron besimtarët për muajin e Ramazanit
Kryetari i Komunës së Bujanoci, Nagip Arifi, sot ka uruar besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjt të Ramazanit.
"Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë,
Pranoni urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Urojmë që në këtë muaj në familjet tuaja,para së gjithash të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe solidariteti.
Në këtë muaj të sacrifices urojmë që Zoti t’ua lehjtësojë agjërimin, t’ua pranojë atë dhe të gjitha lutjet dhe adhurimet e bëra gjatë tij.
Po ashtu urojmë të jemi më të devotshëm dhe të ngritemi në nivelin shpirtëror më afër Zotit .
Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Ju !", thuhet në urimin e Arifit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!