Arifi takon ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Canaj
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj me bashkëpuntorë.
Postimi në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e tij të parë në Bujanoc ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Sh.T. Bardhyl Canaj.
E urova ambasadorin për detyrën e re dhe shpreha gatishmërinë që të ndërtojmë agjenda të përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Bujanoc e në Luginë.
Shumë shpejt, do të binjakëzohemi me Bashkinë e Gjirokastrës, që do të na hap rrugën për implementimin e projekteve në sfera të ndryshme.