Ambasada e Shqipërisë në Beograd prezanton aktivitetet e vizitës në Preshevë e Bujanoc (foto)
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj me bashkëpuntorë ka qëndruar pë vizitë dy ditore në Preshevë e Bujanoc.
Këto aktivitete Ambasada e Shqipërisë në Beograd i ka prezantuar në Facebook:
Sot përfundova vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës dhe zhvillova bashkëbisedime tejet konstruktive me Drejtuesit e Komunës së Preshevës, Zyrën për Rininë të kësaj Komune, Drejtues të Komunës së Bujanocit, Drejtues të subjekteve politike të Komunës dhe Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Z.Shaip Kamberi.
Më tej vijova me takime pune me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Nevzat Lutfiu dhe përfaqësues politik e shoqërisë civile nga Medvegja.
Fokus i veçantë ishte takimi me Unionin e bizneseve të Luginës dhe Drejtuesit e Zyrës lokale të OSBE-së.