titulli.com
Lokale

Arifi: Stankoviq s'është zgjidhje, s'ka ndikim në Beograd

25.Feb.2013 15:04
0
[caption id="attachment_59801" align="alignleft" width="300"]Valon Arifi, aktivist i KDNJ-së, Preshevë Valon Arifi, aktivist i KDNJ-së, Preshevë[/caption] Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë (KDNJ) e ka parë me skepticizëm takimin  e përfaqësuesve politik shqiptar të Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesit të qeverisë serbe, kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq. “E para, Zoran Stankoviq si pjesë e koalicionit qeverisës në Beograd është zgjedhur kryetar i Trupit Koordinues jo se e njeh situatën në Luginë të Preshevës, por  për t’ia përmbushur apetitet strukturës politike nga vjen ai, ndërsa liderët tanë lokal duhet njoftojnë opinionin për kërkesat që i kanë parashtruar këtij të fundit,” është shprehur Arifi për Fonet. “Nuk jam personalitet qe ndjek dhunën, por nuk kam frikë nga ajo,”  na tha Stankoviq para disa ditëve që ishim në një takim në zyret e Trupit Koordinues në Beograd thotë Arifi, i cili shton se me këtë retorikë Stankoviq pretendon të krijoj idenë e frikës tek aktivistët e shoqërisë civile dhe sipas tij personalitetet me karakter të tillë historikisht nuk i kanë shërbyer paqes. “Stankoviq është pa ndikim  politikë edhe në Qeverinë serbe, prandaj delegimi i tij për të zgjidhur problemet në Preshevë e Bujanoc është injorim që i bënë Beogradi shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, shtoi aktivisti i KDNJ-së. Ai matej thotë se faktori politikë shqiptar në Luginë të Preshevës, e ka për obligim të komunikoj më qytetarët për problemet që sot ekzistojnë në Preshevë e Bujanoc. “Bisedimet me Beogradin duhet kushtëzohen me rikthim të gjykatave themelore në Bujanoc e Preshevë, përdorimin e simboleve kombëtare dhe përdorimin e mjeteve mësimore pa asnjë ndryshim nga Ministritë përkatëse në Beograd, dhe kushti parësor drejtuar Beogradit do duhej ishte që për udhëheqës të Trupit Koordinues të zgjidhet një shqiptar që përjeton situatën në vend”, ka përfunduar Arifi./Titulli.com/
Pesë orë bisedime në takimin që quhet “përgatitor”
Në luftën e Sirisë bie dëshmori nga Tërnoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration