Arifi: Prishtina të na ndihmojë e jo të na vendosë masa represive
Lokale

Arifi: Prishtina të na ndihmojë e jo të na vendosë masa represive

05.May.2013 23:17
0
Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës edhe matej sfidohen nga taksat e larta të policave të sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë Shuma prej 20 euro e cila vlen vetëm për 7 ditë, për buxhetin tejet të ulët të ekonomive familjare të qytetarëve të Luginës i imponon vetvetiu kufizimin e lëvizjes. Heqja e taksave të tilla është kërkuar disa herë nga instancat e ndryshme të Luginës duke konsideruar këtë taksë jo të nevojshme të palës kosovare, kur dihen lidhjet familjare, ekonomike, kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Luginës me atë të Kosovës. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, edhe njëherë ka bërë ftesë për heqjen e taksës për policë të sigurimit për automjetet e shqiptarëve me targa të Bujanocit, Preshevës e Medvegjës. “Unë shpresojë se iniciativa e disa deputetëve në Parlamentin e Kosovës që kjo masë e sigurisë të hiqet do të merret parasysh”, tha Arifi për RTK-në i cili shtoi se “një nismë e tillë do të ndikojë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të aprovohet një vendim që këto lloj sigurime të cilat janë të dëmshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të mos ekzistojnë më”. “Ata duhet të na ndihmojnë në zhvillimin ekonomik e jot ë na vendosin masa represive këtu në Luginë të Preshevës”, theksoi Arifi. Pakënaqësitë rreth taksës së sigurimit i shprehën edhe qytetarët nga Bujanoci të cilët mendojnë se tarifat e larta po ndikojnë në getoizimin e shqiptarëve të këtushëm. Valon Begzadi tha se një taksë e tillë e policës së sigurimit është në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës por njashtu edhe të shqiptarëve matanë kufirit. “Kjo taksë e sigurimit zvogëlon dukshëm qarkullimin dhe takimet ndërfamiljare që kanë qytetarët shqiptar nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja me pjesën tjetër të Kosovës”, tha Begzadi. Ndërsa Burhan Behluli theksoi se komunat Bujanoc dhe Preshevë si vende jo shumë të zhvilluara gjithmonë kanë pasur lidhje ekonomike me Kosovën. “Këto dy komuna kanë bërë gjithnjë tregti sidomos me rajonin  e Gjilanit, ndërsa tani për shkak të policës së sigurimit ato të holla që dikur i harxhonin në Gjilan, kanë filluar t’i harxhojnë në rajonin e Vranjës e Leskocit”, u shpreh Behluli , duke nënvizuar se tani ndihmohet ekonomia e Serbisë në vend që të ndihmohet ajo e Kosovës. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë rreth 80 mijë shqiptarë që administrohen nga Serbia, ndërkohë që lidhjet tradicionale të tyre janë me Kosovën. Taksat e ndryshme, vet kufiri fizik që ndanë dy shtetet si dhe pengesat në zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, kanë ndikuar që nga Lugina të largohen mijëra shqiptar në drejtime të ndryshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto troje etnike./Titulli.com/
“Vëllazërimi” nga Bujanoci, mysafir tek kryeministri Erdogan
Homazhe pa lapidar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration