Arifi: Prishja e koalicionit në Preshevë vetëm posti i zëvendës kryetarit të komunës
Lokale

Arifi: Prishja e koalicionit në Preshevë vetëm posti i zëvendës kryetarit të komunës

17.Aug.2020 20:21
0

Kryetari i komunës së Preshevës përmes një deklarate për opinion ka sqaruar situatën e krijuar në qeverisjen aktuale lokale duke u shprehur se nuk mbanë përgjegjësi për ndjenja personale të servilitetit.

Kjo është deklarat e tij e plotë: 

Krejt çka kam synuar që nga fillimi i kyçjes sime në politikën lokale në Preshevë ka qenë fare e thjeshtë, më lejoni të përfundoj një mandat të plotë katër vjeçar pa malverzime, pa makinacione e pa pazare politike, mbi tryezat e kafeneve të shumëta në vendin tonë.

Së paku të përfillet verdikti final i qytetarëve të Komunës së Preshevës për zgjedhjet përkatëse dhe pastaj në fund të epilogut qeverisës të mandatuar nga sovrani, do të i zbërthejmë të arriturat dhe të pa-arriturat, lavdatat dhe kritikat objektive dhe kështu ky konspekt do të përmbaj çdo gjë nga pak për simpatizantët e cinikët, në të gjitha taborret politike lokale pozitë dhe opozitë.

Ja që kjo nuk po funksionon në sistemin e trashëguar provincial të politikave feudale dhe ekonomike në Komunën e Preshevës dhe kështu po i afrohemi zgjedhjeve të pesta në rradhë brenda katër viteve (dy herë të jashtëzakonshme) duke ndërruar kështu 4 koalicione qeverisëse, pothuajse çdo vit nga një. Çmenduri!

Të gjithë ata që më njohin e dinë se nuk kam pasur kurrë ambicje ragmi-jane për t`u shpallur monark/autokrat lokal, duke kapur pushtetin dhe mbajtur deri në ditët e amshimit, për t`i ngopur apetitet ekonomike individuale dhe klanore. E as nuk kam lidhur këtë periudhë të kyçjes sime politike me fatin tim personal, por thjeshtë është një shërbim dhe përkulje për qytetarët e Komunës së Preshevës, të cilët kanë përjetuar dekada të rënda nga konjuktura e kaluar politike. Prandaj, nuk kam kuptuar asnjëherë “reformatorët” lokal për pretendimet e tyre për një ambient lokal demokratik, pa arradhat politike të kusarëve dekador, sepse një shumicë e tyre ende po mbijetojnë në subjekte politike, duke ngulëfatur çdo tentativë të reformave demokratike në vend. Ata kanë sofistikuar sistemin e tyre të kapur e uzurpuar dhe kjo më bënë të jem ai që do të luftoj deri në fund.

Në këtë situatë të rëndë sfiduese të pandemisë globale, ish-partneri qeverisës ka vendosur të tërhiqet nga pushteti lokal të arsyetuar në mungesë të proporcionalitetit dhe marrëdhënjeve reciproke, ndërkaq me makinacione të tilla, Komuna e Preshevës do të përballohet edhe më tej me situata jo-stabile politike e cila në mungesë të funksionimit të institucioneve lokale, do të vie sherr pas sherri. Unë nuk desha kështu, këtë rrugë e kanë zgjedhur ata, prandaj i kam thënë disa herë: “Rrini bre?!”

Pra vendimi i partnerit tonë koalicionar, per daljen nga koalicioni, hedh poshtë çdo angazhim të tyre në parime dhe vlera të demokracisë. Dhe nuk është as serioze, me mshehur prishjen e koalicionit dhe të pushtetit, pas një dorëheqje kinse "morale" dhe paraqitjes së shpëtimtarit të qytetit, që është dyftyrësi e theksuar, pasi po i bëjmë gati 3 vite së bashku në pushtet. Arsyja e prishjes së koaliconit që mshifet pas "dorëheqjes", është vetëm posti i zëvendës kryetarit të komunës e asgjë tjetër.

Në momente ku vendi jonë është privuar tragjikisht në situatë pandemike dhe në faze të rifillimit të procesit të rëndësishëm të negociatave Prishtinë-Beograd, ku përcaktohet edhe fati jone, vendime të tilla për "dorëheqje" (në fakt prishje pushteti), prioritetizojnë personalen mbi atë kolektiven dhe nënkupton se modeli i vjetër për interesa partiako-klientaliste, nuk është shuar akoma.

Në marrëveshjen koaliconarë të 2018-tës, ka qenë e paraparë që pozita e zëvendës kryetarit të komunës ti takoj grupit të LRPDSH-ës, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentarete të viti 2020, zëvendës kryetari aktual për pazare personale dhe duke shkelur principet dhe vlerat që e përbëjnë ALTERNATIVËN, ka shëndrruar pozitën e tij në një antivlerë pazari, ku vazhdimisht është duke e përdorur për realizimin e interesit të tij personal, duke mos përfillur paktin e përbashkët (ku ka qenë personi në fjalë vetë prezent) dhe duke lënë anash secilin parim dhe rezikuar kështu në këtë formë pushtetin aktual apo të ardhmen e Preshevës.

Të vetëdijshëm tani të gjithë, se ky i fundit ka muaj që nuk i përket subjektit tonë (gjë që ishte formalizuar në zgjedhjet e brendshme partiake, që janë prolonguar për shkak të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, atyre parlamantere si dhe pandemisë globale) dhe që mundohet të hakmirret, pasi kërcënimet dhe shpifjet e tij nuk kanë patur sukses, duke e përdor kartën e fundit duke mos u dorëhequr nga posti i zëvëndës kryetarit të komunës dhe me këtë duke e prishur pushtetin Lokal.

Gjithashtu ju njoftoj që, i kemi propozuar LR-PDSH-së shkarkimin e zëvendës kryetarit të komunës, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes, për të cilën propozim, skemi marrë pëlqim nga ta.

Iniciativa e ALTERNATIV-ës për të ndërtuar një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, ka qenë hapi më i guximshëm dhe vizionar, edhe pse që në fillim na është kërkuar që të bëjmë kompromise, duke lëshuar një subjekti tjetër vendin e parë në listë.

Poashtu, ALTERNATIVA nuk mbanë përgjegjësi për ndjenja personale të servilitetit, siç është pozita e LR-PDSH në listën e përbashkët Shqiptare, listë kjo e iniciuar nga ALTERNATIVA me qëllim të realizimit të aspiratave tona kombëtare. Por duke nuhatur paraprakisht ndjenjën e pakënaqësisë sidomos tek partitë e vogla politike pjesëmarrëse në listë të përbashkët, kam propozuar dhe mundësuar që ndarja e financave nga të ardhurat që mundësohet nga transferi shtetëror për shkak të prezencës parlamentare, të jetë proporcional dhe i barabartë për të gjithë (si për partitë e mëdha poashtu edhe për ato të vogla), por ja që për partnerin tonë të deritanishëm kjo gjë nuk mjaftoi, që në kohe pandemie dhe në prag të negociatave Prishtinë-Beograd, vendosi njëanshëm të prish Pushtetin Lokal edhe ate përmes SMS-ave dhe Rrjeteve Sociale.

Të dashur Qyetarë,

Ne vazhdojmë ti qëndrojmë ithtarë kauzës për marshim të pandalshëm progresi në procesin e ndërtimit të komunës sonë dhe mirëqenjes së jetës së qytetarëve, pavarësisht situatatave të tilla e të pabaza, me arsyetime plot boshllëqe dhe të mbushura me kontradita dhe interese personale dhe maniakizëm politik, e tëra në faturën tuaj. Fatkeqësisht, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë dekada me radhë. Por ne nuk do ta lejojmë këtë!

Tash është momenti i JUAJ, tash është momenti ku vendosim së bashku, tash është momenti për të ardhmen e Preshevës, tash është momenti kumunistave dhe grupeve të interesit tua çrrënjosim themelin, tash është momenti ku të rinjët e Preshevës ta përqafojnë të ardhmen dhe tash ALTERNATIVA nuk ndalet më! Të presim zgjedhjet e rradhës për të ua mundësuar Juve, Qytetarë të dashur, të jepni verdiktin e fundit dhe të vendosni me shumicë të madhe (20+), timonin e famshëm që siguron stabilitet politik, për ALTERNATIVËN për Ndryshim.

Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së dhe kryetar i komunës së Preshevës

 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration