Arifi: Po ndodh spastrim etnik në Luginën e Preshevës, qeveritë shqiptare të marrin masa
Lokale

Arifi: Po ndodh spastrim etnik në Luginën e Preshevës, qeveritë shqiptare të marrin masa

13.Apr.2022 23:56
0

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili tash është edhe kryetar i Preshevës, është shprehur se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

Ai tha se nuk iu lejohet që të përdorin simbole kombëtare, ndërsa shtoi se vitet e fundit në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik.

“Gjithmonë kanë qenë të diskriminuar. Shqiptarët nuk kanë të drejtën që të përdorin simbolet kombëtare. Nuk kemi tekste shkollore të mjaftueshme. Kemi një përmirësim të viteve të fundit, por edhe ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Nuk jemi të përfshirë në strukturat shtetërore. Popullata është  97% shqiptare, ndërsa serbët janë 3%. Vitet e fundit nuk kemi pasur investime nga qeveria në fjalë. Po ndodh një spastrim etnik në luginën e Preshevës”, tha Arifi për “Ora News”.

Ai tha se qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të jenë në alarm dhe të marrin hapa për veprime konkrete në Luginën e Preshevës.

“Kjo është koha ku qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, duhet të jenë të alarmuar dhe duhet të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës. Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë neglizhuar Preshevën”.

A mund të shkaktojnë kancer ëmbëlsuesit artificialë? Ky studim ngre pyetje!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration