Arifi: Mirëupafshim në zgjedhjet lokale
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi është shprehur përmes një postimi në facebook lidhur me koalicionin për formimin e organeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Qëndrimet politike të PD-së i thotë vetëm kryesia e saj, keqinformimi dhe manipulimi nga portalet e një partie politike nuk mund të flasin në emër të PD-së, kjo nuk përkon me demokracinë”, thuhet në shkrimin e Arifit.
Ai theksoi se asgjë të vërtetë nuk ka as takim e mos të flasim për koalicion.
Arifi i është pëegjigijur duke thënë se “Mirëupafshim në zgjedhjet lokale”./Titulli.com/