Arifi: Me bankën gjermane edhe një projekt i aprovuar për Preshevën
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me kryetarin e kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihun kanë realizuar takim në Beograd edhe me përfaqësues të Bankës KfW në Beograd, me të cilët patëm rastin të diskutojmë rreth forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit.
"Pas përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimit me Bankën Gjermane për Zhvillim - KfW, edhe një projekt i aprovuar për Komunën e Preshevës. Banka KfW, konstatoi se aplikimi i para dy vitete për realizimin e projektit të Stacionit Transfer të Mbeturinave, është në rrugë të mbarë dhe i konfirmuar", ka shkruar Arifi në Facebook.
Sipas Arifit në kuadër të programit për zhvillim lokal edhe për këtë projekt, shumë shpejtë do të nis tenderimi mbi dizajnimin final për pikën e transferstacionit.