Arifi: Komuna e Bujanocit do të përfitoj 127 mijë euro nga Bashkimi Evropian
Lokale

Arifi: Komuna e Bujanocit do të përfitoj 127 mijë euro nga Bashkimi Evropian

17.Jul.2012 14:44
0
Sot u mbajt seanca e pestë e Këshillit Komunal të Bujanocit, dhe në këtë seancë janë propozuar dhjetë pika të rendit të ditës. Këto pika kishin të bënin me raportet financiare të ndërmarjeve publike Biblioteka “14 Nëntori”, Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, Qendërs sportive “Rinia”, si dhe Qendrës për punë sociale për vitit 2011/2012. Kryetari i Komunes së Bujanocit Nagip Arifi, ka thënë se ka pasur shkelje të buxhetit në disa ndërmarrje, duke e veçuar atë të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc. “Në shkurt të këtij viti është bërë shkelja e buxhetit në Qendrën sportive “Rinia” ku sot bëmë shqyrtimin e kësaj pike dhe në fund e kemi aprovuar”, ka thënë Arifi. Ndërkaq sipas Arifit Bashkimi Evropian për Komunën e Bujanocit, do të ndajë mjete financiare me vlerë prej 127 mijë euro. Në këtë seancë janë aprovuar të gjitha propozimet e rendit të ditës, ndërkaq  15 milionë dinarë për vitin 2011 për këto ndërmarrje do të mbulohen nga buxheti i vitit 2012 të Komunës së Bujanocit./Besa Ramadani/Titulli.com/  
100 vjetori i Pavarësisë kremtohet edhe në Preshevë
PDK shpallë moratorium
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration