Lokale
100 vjetori i Pavarësisë kremtohet edhe në Preshevë
Për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës nesër do të organizoj një manifestim kulturor në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, njofton RTP.
Sipas kryetarit të grupit organizativ Islam Jusufi ky manifestim do të jetë i pasur me aktivitete të ndryshme sportive e kulturore.
“Ky manifestim do të filloj prej orës 12:00 dhe do të vazhdoj gjatë gjithë ditës me manifestime të ndryshme kulturor këngë e valle si dhe ndeshje futbollistike ku edhe në fund do të ndahen çmime”, thotë Jusufi.
Sipas Jusufi kjo datë është përzgjedhur sepse koiçidon me pushimet që po i kalojnë bashkatdhetarët tanë në vendlindje. Përndryshe manifestime të tilla për nderë të pavarësisë së shtetit shqiptar po organizohen në troje të ndryshme të banuar me shqiptarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!