Arifi i gëzohet shkrirjes së BDL-së, tani i thotë ik Mustafës dhe Kamberit
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi I është gëzuar shkrirjes së Bashkimit Demokratik të Luginës Brenda strukturave të PVD-së duke vlerësuar se nuk i ka kontribuuar vendit në të mirë.
“Realisht kjo parti ka qenë e shkrirë sikur në qeverisjen 12 vjeçare me PDSH-në si dhe se kjo është një e arritur e jona për t’i bashkuar të tjerët”, është shprehur në konferencë për media Arifi.
Ai ka folur edhe për kryetari aktual të PDSH-së, Ragmi Mustafa dhe kryetarin e PVD-së Shaip Kamberi duke thënë se duhet të ikin e të shkojnë te shpia, shkruan Titulli.com.
“Shyqyr që po shkojnë e do të na lënë me bo punën tonë. Më mirë vonë se kurrë dhe urojë edhe Ragmisë me shkue me radhë pastaj edhe Shaipit”, theksoi mes tjerash Arifi.
Vlen të theksohet se është duke u zhvilluar një betejë politike e heshtur mes Shqiprim Arifit dhe Shaip Kamberit pas problemeve që kishin në udhëheqjen e komunës së Preshevës me PVD-në ./Titulli.com/