Aprovohet rishikimi i buxhetit 2020 të komunës së Bujanocit (video)
Këshilltarët e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit në seancën e tretë pas kunstituimit kanë aprovuar edhe propozim vendimin mbi rishikimin e buxhetit të komunës për vitin 2020.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi theksoi se rishikimi është dashur të bëhet shumë më herët por se ka rritje në disa pozicione/
Ky propozim për rishikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 u përkrah me 28 vota për asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur nga këshilltarët e kuvendit komunal të mbajtur në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.
Gjithashtu është votuar edhe vendimi mbi ndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2020, vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, dhe vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e programit të veçantë të NP "Komunalia".
Në seancën e udhëhequr nga kryetari I kuvendit komunal, Enver Ramadani mes tjerash kuvendi sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka emëruar për drejtor të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dr.Daliborka Pavloviq./Titulli.com/