Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit prej 1.06 miliardë dinarë, opozita e vlerëson buxhet të ekskursioneve
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozim buxhetin për vitin 2019 në vlerë prej 1.06 miliardë dinarë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se do të ketë rritje të të hyrave duke e vlerësuar se ky buxheti do të ndihmojë në zhvillim.
Sipas tij buxhet një pjesë e buxhetit do të shpenzohet për administratën komunale dhe projektet e infrastrukturës.
Partia Demokratike përmes një komunikate për media ka njoftuar se ky buxheti nuk është në të mirë të qytetarëve duke vlerësuar se ky është pushteti i kuotave "me shqiptarët për serbët
“Pushteti për "asfaltimin e rrugicave" edhe këtë vit do të ofrojë asfalt në kundërvlerën e votës dhe subvencione për ndërmarrjet "fantome” që hapen dhe mbyllen brenda dy muajve. Pushteti aktual edhe më 2019 do të ketë mjaft mjete për shëtitje, ahengje, ndeja, joshje të militantëve me seminare dhe ekskursione etj”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Punimet e seancës së kuvendit komunal I ka lëshuar edhe partia opozitare serbe e Aleksandër Vuçiqit duke arsyetuar se kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë./Titulli.com/
Buxheti i planifikuar për vitin që po vjen kapë lartësinë prej 1.060.463.520 dinarë.
Përveç planifikimit të mjeteve për shfrytëyuesit e drejtpërdrejtë dhe indirekt të këtyre mjeteve (administrata komunale, ndërmarrjet, institucionet dhe shkollat). Buxheti i vitit 2019 parashikon të realizojë një sërë projektesh infrastrukturore të rëndësishme për nevojat e qytetarëve në Bujanoc.
Projektet më të rëndësishme që do të realizohen më 2019:
Asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë........ 40.000.000,00
Subvencione për bujqësi .................. 22.400.000,00
Subvencione në biznes .................... 10.000.000,00
Bursat e studentëve ....................... 10.000.000,00
Projekti i modernizimit të ndriçimit publik. .. 15.000.000,00
Renovimi i shtëpisë së Kulturës .......... 3.833.520,00
Ndërtimi i tregut të kafshëve .................. 5.000.000,00
30.000.000,00 nga UNDP
Sistemi për furnizim me ujë të ................ 20.000.000,00
Tërnocit....................................................... 10.000.000,00
Hapja e pusit për furnizim me ujë
në Samolicë................................................ 3.000.000,00
Donacionet për sport .................................. 10.000.000,00
Donacionet për media................................. 5.000.000,00
Donacionet për SHKA ............................... 2.000.000,00
Donacionet për OJQ .................................. 3.000.000,00