APN reagon ndaj aktivitetit të Partisë Demokratike për shtëpinë e shëndetit
Përfaqësues të degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc kanë reaguar ndaj aktivitetit të forumit rinorë të Partisë Demokratike.
Fismir Jahiu, nga dega e APN-së në Bujanoc ka pyetur se kush është drejtoreshë në shtëpinë e shëndetit prej 24 dhjetorit të vitit 2012, shkruan Titulli.com.
“Drejtoreshën e kanë emërua pikërisht njerëzit që sot shprehin pakënaqësinë e tyre, pajtohemi që gjendja është jo e kënaqshme po se jeni bashkëfajtor në masë të njëjtë me pozitën e sotme edhe kjo qëndron”, ka shkruar Jahiu.
Ai ka thënë mes tjerash se nuk ishit të gatshëm të ballafaqoheni me probleme atëherë nuk jeni as sot, nuk është as pozita e sotme.
“Të jemi të hapur, njerëzit nuk u besojnë më premtimeve të partive të cilët rrezikojnë mbijetesën tonë të mëtejshme. Të rinjtë që po i mbani larg janë të gatshëm të kthejnë jo vetëm dinjitetin ekonomik por edhe moral”, theksoi Jahiu.
Sipas tij kjo është një detyrë e përgjithshme për të rinjtë tanë, detyrë të cilën do ta zgjidhim s'bashku.
Aktivistë të forumit rinorë të Partisë Demokratike javën e kaluar kanë vendosur disa transparentë para objektit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc duke akuzuar qeverisjen Kamberi për mos punësim të kuadrove shqiptarë./Titulli.com/