APN: Qeverisja e PVD-së në Preshevë dështoi buxhetin për 5.2 milion euro?
Lokale

APN: Qeverisja e PVD-së në Preshevë dështoi buxhetin për 5.2 milion euro?

25.Apr.2019 14:10
0

Alternativa për Ndryshim ka akuzuar PVD-në në Preshevë për keqpërdorim të fondeve publike komunale gjatë qeverisjes në vitin 2017.

Kumtesë e plotë e APN-së: 

Kasta e të pangopurve politik kanë një objektiv të vetme për të propaguar se “ja, edhe ata janë ashtu siç jemi ne”. Prandaj dalin me gjoja se “lajme investigative” për pozicionin e buxhetit reprezentativ të Komunës sonë, ndërkaq shërbimet e pushtetit tonë lokal ju kanë ofruar këto informata, meqë ne nuk kemi pse dhe çka të fshehim.

Është kjo forma e politikbërjes për hapjen e zilisë dhe inatave në shoqërinë tonë për të përçarë e dekurajuar dhe humbur shpresën për të jetuar këtu.

Sidoqoftë në rastin konkret shpenzimet nga pozicioni i buxhetit reprezentativë në po të njejtën periudhë kohore janë siguruar rreth 2 milion euro nga fonde të ndryshme për Komunën tonë.

Analizuar këto shpenzime me buxhetin e përgjithshëm të Komunës rezulton se janë shpenzuar rreth 0.013% për shërbime reprezentative, megjithatë për 4 muaj në pushtet të PVD-së, Komuna jonë ka pasur një dështim total prej 5.2 milion Euro. 
Ne nuk jemi ashtu siç jeni ju!

Këshilli për Informim i APN-së

Preshevë, 24.04.2019

PVD: Komuna e Preshevës për 3 javë afro 2000 euro shpenzime në restorane?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration