APN kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme në Bujanoc
Lokale

APN kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme në Bujanoc

22.Apr.2019 22:39
0

Alternativa për Ndryshim dega në Bujanoc përmes një reagimi ka akuzuar dy partitë politike PVD-PD për përdorim të fjalorit të vrazhdë të tyre në shkrimet e fundit. 

“Dalja nga kjo situatë është dorëheqja e udhëheqësisë komunale dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të kundërtën Bujanoci do të zhytet edhe më shumë në moçalin e stërvjetruar Pvd-Pd”, thuhet mes tjerash në komunikatë e APN-së. 

Komunikatë e plotë e APN-së në Bujanoc:

Kohëve të fundit partitë politike shqiptare në Bujanoc, konkretisht PVD dhe PD kanë rënë në nivel rrugaçësh.

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc gjykon gjuhën e përdorur dhe metodologjinë vepruese të dy subjekteve tjera brenda kësaj komune, PVD dhe PD.

Konsiderojmë se në emër të reagimeve dhe kundër reagimeve, subjektet në fjalë kanë rënë në nivelin primitiv duke u barazuar me komunikim rrugaçësh.
Kjo më së miri tregon për kulturën politike të këtyre partive e cila shfaqet përmes bartësve të saj.

Përveç tjerash, partia në pushtet, ajo e PVD-së, tërë kohën po thirret në „ nderimin „ që i’u është bërë Mira Markoviqit duke harruar se është duke qeverisur me Stojança Arsiqin, njeriun i cili ishte kryetar i degës së partisë së saj në Bujanoc. Po ashtu, personi i njejtë, tani në postin e zv/kryetarit të komunës këtyre ditëve ka glorifikuar figurën e bashkëshortes së ish -diktatorit Millosheviq.

Në tjetrën anë, partia opozitare, ajo e PD-së, me veprimet e saja „anti pushtet“ po dëshmon edhe njëherë „ korezionin „ prej grupimi politik i cili është kryekput grup i interesit.

Dalja nga kjo situatë është dorëheqja e udhëheqësisë komunale dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të kundërtën Bujanoci do të zhytet edhe më shumë në moçalin e stërvjetruar Pvd-Pd.

Bujanoc: 22.04.2019

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration