Lokale
APN ftesë publike për zgjedhjet parlamentare, uniteti i kaluar s'ka sjellë rezultate lokale?
Alternativa për Ndryshim fton subjektet politike në Luginë për takim të përbashkët rreth koordinimit për krijimin e një liste shqiptare për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 Prill në Serbi.
"Jemi të vetëdijshëm se kontradiktat në mes vete gjithmonë kanë rezultuar në destabilizim dhe antiprogres! Nisur nga kjo dhe nga përgjegjësia që kemi si ideator kryesorë të marrëveshjes së Tiranës 2020, dhe në akordim me vendimin e kryesisë së ALTERNATIVËS të datës 13.02.2022, si dhe duke u mbështetur në plotni në Marrëveshjen e Tiranës së vitit 2020, të cilën e kemi filluar se bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nën patronazhin e Kryeministrisë, kemi detyrimin moral e politik, që këtë pakt të nënshkruar nga të gjithë ne, ta rikonfirmojmë edhe në këto zgjedhje që i kemi para nesh", thuhet në ftesën publike të APN-së në Facebook.
Me gjithë unitetin e krijuar në një liste zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ndasitë e subjekteve politike shqiptare vazhduan në qeverisjen lokale dhe ka futur edhe më shumë përcarje mes elektoratit shqiptarë.
Kjo është ftesa e plotë e APN-së:
Pavarësisht kundërthënieve dhe pozicioneve me ideologji dhe qasje të ndryshme politike dhe përtej dallimeve tona, jemi të obliguar për hirë të qytetarëve tanë, të shqiptarëve dhe Shqiptarisë në përgjithësi, të qëndrojmë bashkë, NJËZËRI!
Jemi të vetëdijshëm se kontradiktat në mes vete gjithmonë kanë rezultuar në destabilizim dhe antiprogres!
Nisur nga kjo dhe nga përgjegjësia që kemi si ideator kryesorë të marrëveshjes së Tiranës 2020, dhe në akordim me vendimin e kryesisë së ALTERNATIVËS të datës 13.02.2022, si dhe duke u mbështetur në plotni në Marrëveshjen e Tiranës së vitit 2020, të cilën e kemi filluar se bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nën patronazhin e Kryeministrisë, kemi detyrimin moral e politik, që këtë pakt të nënshkruar nga të gjithë ne, ta rikonfirmojmë edhe në këto zgjedhje që i kemi para nesh.
Andaj, i bëjmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare në Luginë PVD, PD, PDSH, LR, LPD dhe UDSH për takimin e radhës së subjekteve politike shqiptare të Luginës, për të rikonfirmuar edhe njëherë standardin dhe unitetin e Marrëveshjes së Tiranës 2020.
Takimi do mbahet në të njejtin format të mbledhjes së vitit 2020, në të njëjtin ambient - Enylux Residence, ditën e shtunën, nga ora 14:00.
Me shpresën që kjo tryezë të jetë e suksesshme dhe të ketë prioritet objektivat tona kombëtare.
Me respekt,
Kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim