Anketa: Të krijohen 2 blloqe politike shqiptare në Luginë të Preshevës?
Redaksia e Titulli.com ka realizuar një anketë online me lexuesit në pyetjen se “A duhet të krijohen 2 blloqe politike shqiptare në Luginë të Preshevës?.
Në bazë të anketës në të cilën kanë marrë pjesë 3633 votues online në ueb-faqen e titulli.com, 1738 (43%) lexues kanë votuar PO, 650(22%) kanë votuar me JO dhe 1245 (34%) kanë votuar E domosdoshme.
Anketa është realizuar ueb-faqen e www.titulli.com në periudhën 7-12 shkurt 2022 dhe se ky është një hulumtim joshkencor që reflekton vetëm opinionin e pjesëmarrësve.
Në tekstin e publikuar në fillim anketës është se sipas një pjesë të opinionit thonë se kështu do të krijohet një garë mes politikës shqiptare dhe zhvillim i demokracisë në nivel lokal duke e shtrirë garën politike pastaj edhe në pushtetin lokal në Bujanoc dhe Preshevë si dhe zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Diskutimet e partive politike shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë po vazhdojnë edhe në krijimin e një apo dy listave zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 3 Prill.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi më 2020 shqiptarët janë përfaqësuar me një listë të përbashkët unike të mbështetur nga shteti shqiptar.
Votimi i anketës online i realizuar në uebfaqen www.titulli.com , 1738 (43%) lexues kanë votuar PO, 650(22%) kanë votuar me JO dhe 1245 (34%) kanë votuar E domosdoshme.