Ambasadori shqiptar Ilir Boçka takim me Arifin në Preshevë, temë zgjedhjet parlamentare
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka k takuar kryetarin e Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga APN në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook nga Alternativa për Ndryshim në Preshevë:
Në selinë e Alternativës për Ndryshim, sot mirëpritëm mikun tonë, ambasadorin e Shqipërisë z. Ilir Boçka.
Takim konsultativ dhe vlerësim më konciz mbi punën e spektrit politik në lidhje me mundësinë e unifikimit për Zgjedhjet Parlamentare, me theks të veçantë rikonfirmimin e Marrëveshjes së Tiranës së vitit 2020.
Vizita e z.Boçka tregon se Marrëveshja e Tiranës vazhdon të jetë prezente ashtu siç jemi pajtuar të gjithë dhe se angazhimi i Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Luginën nuk mungon.