Ambasadori Orizio: Shqiptarët duhet të regjistrohen me emër dhe mbiemër korrekt në Serbi
Ambasadori I OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio gjatë ditës ka zhvilluar takim në Beograd me kryetarët e komunës së Nishit, Leskovcit dhe Vrajës dhe kryetarët e komunave Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.
“Tema e takimit ishte zhvillimi i një katalogu të emrave dhe mbiemrave shqiptare. Kjo nismë e rëndësishme do t'u mundësojë anëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë në Serbi që emrat dhe mbiemrat e tyre të regjistrohen në mënyrë korrekte”, ka shkruar Orizio.
Sipas tij Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbrojtësi i qytetarëve dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptar po mbështesin nismën e ministrisë së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale në Serbi.
Në fotografitë e publikuar shihet pjesëmarrës kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndërsa nga komuna e Bujanocit nuk është parë se a ka marrë pjesë ndonjë përfaqësues në mungesë të kryetarit të komunës, Shaip Kamberi./Titulli.com/