Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio vizitë Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio vizitë Këshillin Kombëtar Shqiptar

18.Dec.2018 20:54
0

Pas takimit në Beograd kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio  vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, ku takoi  kryetarin Ragmi Mustafa,dhe zv/kryetarin Enver Memeti. 

Gjatë takimit ambasadori i uroi edhe njëherë kryetarit për pozitën e re dhe i siguroi për mbështetjen e mëtutjeshme të OSBE-së për KKSH-në drejt konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari Mustafa diskutoi  me Ambasadorin e OSBE për çështjet tjera që janë  ekskluzive të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. 

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Mustafa dhe zëvendësi Memeti u takuan edhe me drejtuesit e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç dhe ekipin e tij me ç‘rast u diskutua për sfidat që presin KKSH-në gjat këtij mandati të ri. 

 Vlen të theksohet se që nga ardhja ne pozitë e udhëheqësisë së re, kjo është vizita e katërt në dy javët e fundit  e përfaqësuesve ndërkombëtare të vendosur në Beograd.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration