Lokale
Ambasadori i Finlandës qëndron në selinë e KKSH-së
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), GalipBeqiri takoi në selinë e këtij institucioni në Bujanoc krye diplomatin finlandez të akredituar në Beograd, Pekka Orpana i përcjellë nga sekretarja e parë e ambasadës Outi Isotalo.
Gjatë takimit ambasadori Orpana u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike të shqiptarëve në Serbi, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas kumtesës së KKSH-së, kryetari Beqiri e ka njoftuar Ambasadorin e Finlandës rreth punës dhe aktiviteteve duke theksuarë se edhe pse gjërat kanë lëvizur, dinamika e ngadaltë e zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore serbe është shqetësuese, ndërkohë që ka diskutuar edhe rreth gjendjes sikurse edhe kompetencave të KKSH-së në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Vizita e diplomatit finlandez ishte e para në KKSH-ë, por sipas tij ky do të jetë një fillim i mbarë në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes që do ti ofroj këtij institucioni.
“Mbështetja jonë nuk do të mungoj në realizimin e të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon”, u shpreh ambasadori Orpana, thekson kumtesa.
Vlen të theksohet se në takim ishte prezentë edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Luginë të Preshevës, me seli në Bujanoc, Erik Manton./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!