Ambasadori gjerman në Bujanoc: Situata politike stabile, por jo dhe ajo ekonomike
Ambasadori gjerman i akredituar në Beograd, Tomas Shib sot ka qëndruar në Bujanoc ku është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë, Zoran Stankoviç.
Më pas ambasadori Shib takohet me krerët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Shib para medieve deklaroi se është hera parë pas një viti si ambasador që vizitojë Bujanocin dhe situata politike e qetë por jo dhe ajo ekonomike, shkruan Titulli.com.
“Është hera e parë pas një viti si Ambasador i Republikës Gjermane në Beograd që vizitojë Bujanocin. Situata politike është konstatuar se është stabile, kurse situate ekonomike është e rëndë dhe mund ta vërtetoj se i përshtatet parashikimeve të mia. Ne si ambasadë gjermane jemi të interesuar të i sjellim biznesmët gjerman për mundësin e investimeve këtu dhe është domethënëse dhe hapja e auto rrugës si një efekt pozitivë në situatën këtu në jug të Serbisë” – deklaroi ambasadori Shib.
Ai ndër të tjera deklaroi se është arritje e madhe duke përmendur sigurimin e librave në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë duke shpresuar se në këtë mënyrë bashkëpunimi të vazhdohet.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me odën ekonomike gjermano – serbe dhe kështu që do të ia dërgojmë informacionet që kemi. Ne mendojmë se duhet në vazhdojë dialogu i 7 pikave (i dorëzuar qeverisë së serbisë nga partitë politike shqiptare në qershor të vitit 2013 në Beograd). Dhe na vjen mirë që keni arrit marrëveshje për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë dhe shpresoj se me këtë frymë të vazhdojnë aktivitetet” – theksoi Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Beograd, Tomas Shib tha nga zyrat e TK-së shkruan Titulli.com.