Ambasadori i Turqisë vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Ambasadori i Turqisë vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar

09.Jul.2019 15:56
0

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Ragmi Mustafa me bashkëpunëtor mirëpriti Ambasadorin e Turqisë, Tanju Bilgiq dhe koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA Cagla Gultekin me bashkëpunëtorë.

Në takimin me Ambasadorin Bilgiç u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com.

"Kryetari Mustafa informoi ambasadorin me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës", thuhet në njoftimin e KKSH-së.

Sipas këtij njoftimi  thuhet gjithashtu se  me Ambasadorin dhe koordinatoren e TIKA-s u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të TIKA-s, Ambasadës Turke dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen./Titulli.com/

 

Jeta në Rakita: 2 vjet gjendje e jashtëzakonshme (video)
Dy rezoluta në Kosovë e asnjë vendim për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration